Janë regjistruar incidentet e para në protestën e kësaj të shtune në kryeqytet. Gjatë marshimit, protestuesit kanë hedhur sende të forta dhe u kanë vënë zjarrin koshave të mbeturinave në zonën e ‘Myslym Shyrit’.
Protestuesit kanë vendosur koshat në mes të rrugës, duke bllokuar qarkullimin, ndërsa përballë tyre janë pozicionuar forca të shumta policie, të shoqëruara edhe nga makinat që hedhin ujë me presion.
Më herët, protestuesit janë ndalur përpara Ministrisë së Arsimit, ku policia nuk i ka lejuar të bllokojnë rrugën.
Ata kanë marshuar drejt Bllokut të Sigurisë në zonën e ‘Mine Pezës’, ku mbahen disa prej protestuesve të ndaluar, duke kërkuar lirimin e tyre.

© SYRI.net
Deputetja e PD publikon pamjet: Rruga drejt Burrelit në gjendje apokaliptike, ARRSH shpall vetëm fituesin për projektimin
Protestuesit para kryeministrisë: Nuk jemi të varfër, jemi të vjedhur! Rama jepe dorëheqjen
VIDEO/ Kalaja: Rama nuk e shuajti dot revoltën studentore, tani po persekuton edhe familjarët e protestuesve