Kur na ndajnë edhe pak muaj nga zgjedhjet lokale të 9 Majit, Durrësi i ri është kthyer në një kantier ku hidhet pa kriter asfalt elektoral. Ka nisur shtrimi i rrugicave në lagjet e brendshme, por banorët shprehen se punimet po kryhen në informalitet dhe pa asnjë cilësi.
Në rrugët e brendshme të lagjeve të Durrësit të ri ka nisur asfalti elektoral, teksa punimet kryhen në informalitet dhe pa cilësi.
Syri tv sjell pamjet nga punimet që po kryhen në rrugën ”Shqiponja e Malit” ku siç duket mungojnë tabelat, ndërsa banorët shprehen punimet po kryehen pa asnjë standard
Nënkryetarja e Partisë Demokratike dega Durrës, Edlira Jakova, denoncoi sot punimet, që po kryhen në këtë rrugë.
Durrësi i ri është kthyer në një kantier ndërtimi, ku punonjës të bashkibe dhe kompanive private po merren me ndertimin e rrugëve në rrugica, në një kohë që banorët ankohen se punimet po kryhen pa asnjë cilësi dhe se asfaltit electoral pritet ti dalë boja.
© SYRI.net