Lajmi i fundit

Rama jepe dorëheqjen! Studentët vijojnë marshimin nëpër rrugët e Tiranës

Protestuesit para kryeministrisë: Nuk jemi të varfër, jemi të vjedhur! Rama jepe dorëheqjen

17:27, 21/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Pasi marshuan në rrugët kryesore të Tiranës duke u bërë thirrje dhe të tjerëve të bashkohen, protestuesit tashmë janë vendosur para kryeministrisë. ‘Nuk jemi të ‘varfër  jemi të vjedhur o njerëz’ thotë një protestuese për mikrofonin e Syri Tv.

Protesta ka nisur prej mesditës së sotme para ministrisë së Arsimit.  Më pas protestuesit marshuan drejt rrugës së Kavajës, ‘Myslym Shyri’ dhe tani (17:26) ndodhen në bulevardin “Dëshmorët e Kombit’ para kryeministrisë ku i bëjnë thirrje Ramës të japë dorëheqjen.

Protesta ka qenë e qetë, por janë vënë re kordone të shumta policore që u kanë bllokuar kalimin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco