Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme. Rreth orës 16:15, në aksin rrugor Fier–Seman, automjeti me drejtues shtetasin Vangjush Merko, 61 vjeç, është përfshirë në një aksident rrugor me një biçikletë, që drejtohej nga shtetasi Nasi Peto, rreth 80 vjeç, informoi sot policia.
Si pasojë e përplasjes, ka ndërruar jetë në vendngjarje drejtuesi i biçikletës.
Ndërsa drejtuesi i automjetit do shoqërohet në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit rrugor.
© SYRI.net