Teuta rikthehet te fitorja, mposht Laçin

Abissnet Superiore | 12 minuta më parë

Teuta rigjen fitoren në javën e 12-të të “Abissnet Superiore” duke mposhtur Laçin me rezultatin 1-0 në një ndeshje që erdhi për shikuesit në ekranin e RTSH Sport.

Në sfidën e zhvilluar në “Arena Egnatia”(tapeti i stadiumit “Niko Dovana” nuk është gati), skuadra durrsake e nisi vrullshëm duke goditur shtyllën që në minutën e dytë me anë të Pedros, ndërsa për shumë minuta gjithçka u zhvillua në gjysmëfushën e Laçit. Megjithatë, pjesa e parë u mbyll pa gola.

Në fillimin e pjesës së dytë, formacioni i Tetovës arriti të gjejë rrugën e rrjetës me anë të Pedros, i cili goditi saktë me kokë pas një krosimi të Përgjonit nga e majta e sulmit, që kishte dhe devijimin e Arifit.

Rastet për shënim nuk munguan në minutat në vazhdim, por rezultati mbeti i pandryshuar der në fund. Teuta gjen kështu fitoren pas katër javësh(1 barazim, 3 humbje) dhe ngjitet në kuotën e 23 pkëve, ndërsa për Laçin kjo është humbja e tretë rradhazi, që mbetet me 11 pikë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme