Chelsea turpërohet në shtëpi. Tottenham rigjen fitoren. Bournemouth është spektakolar këtë sezon (video)

21 Nëntor 2026
17:55
Telesport
back button

Chelsea e Xabi Alonso vazhdon të zhgënjejë këtë sezon. “Blutë” janë mposhtur sot 1-4 nga Leeds, në sfidën e luajtur në “Stamford Bridge”, e vlefshme për javën e 11-të në Premier League.

Në minutën e 22-të, lajmi i keq për Chelsea-n ishte dëmtimi i Moises Caicedo, i cili u zëvendësua nga Jordan Henderson. Në orët në vijim do të mësohet sa serioz është dëmtimi i mësfushorit ekuadorian.

Në minutën e 25-të, “Blutë” gjetën golin me holandezin Emmanuel Emegha, i cili shënoi me një goditje të fuqishme me të majtën, pas asistit fantastik të Morgan Rogers. Leeds barazon shifrat në minutën e 28-të me Noah Okafor. Pjesa e parë mbyllet 1-1.

Fillimi i pjesës së dytë ishte shumë i dobët për Chelsea-n, gjë që u shfrytëzua nga miqtë që shënuan dy gola të sh[ejtë brenda gjashtë minutave. Në minutën e 53-të, Dominic Calvert-Lewin shënon për miqtë nga pika e bardhë e penalltisë, pas prekjes së topit me dorë brenda zonës nga Morgan Rogers.

Në minutën e 59-të, Okafor shënoi golin e dytë personal dhe të tretin për Leeds. Brenden Aaranson shënoi golin e katërt për Leeds në kohën shtesë. Pas kësaj fitoreje, Leeds ngjitet në vendin e gjashtë me 17 pikë, Chelsea mbetet në vendin e tetë me 17 pikë.

SHIKOGOLAT

Bournemouth i drejtuar nga Marco Rose ka marrë fitoren e pestë rresht në Premier League, pasi mposhti në shtëpi 2-0 Nottingham Forest. Golat u shënuan në pjesën e parë nga Evanilson dhe Justin Kluivert. Bournemouth mban vendin e katërt në renditje.

SHIKOGOLAT

Tottenham ka rigjetur fitoren pasi mundi në shtëpi 2-0 Ipswich Town. Golat për “Gjelat e Londrës” u shënuan nga 18-vjeçari Luca Williams-Barnett në pjesën e parë dhe Dominic Solanke në pjesën e dytë. Luca Williams-Barnett është tashmë golashënuesi më i ri i Tottenham në Premier League, duke thyer rekordin e mëparshëm të vendosur nga Gareth Bale në vitin 2007. Pas kësaj fitoreje, Tottenham ngjitet në vendin e nëntë me 15 pikë.

SHIKOGOLAT

Coventry i drejtuar nga Frank Lampard mori një fitore spektakolare në shtpëi ku mundi 3-2 Crystal Palace. Aston Villa vazhdon me luhatjet këtë sezon. Sot barazoi pa gola në shtëpi ndaj Sunderland.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit