Një gol mjafton për Teutën, durrsakët marrin tri pikë dhe blindojnë vendin e dytë
Chelsea bie keq në Stamford Bridge në ndeshjen e radhës në Premier League. Skuadra londineze u shkatërrua totalisht nga Leeds e cila e fitoi këtë sfidë me një poker, me rezultatin 4-1.
Dhe të mendosh që ishte pikërisht skuadra e Xabi Alonsos ajo që e nisi mjaft mirë sfidën teksa në minutën e 25 zhbllokoi rezultatin duke marrë avantazhin 1-0 me golin e Emegha që shfrytëzoi asistin e Morgan Rogers. Reagimi i Leeds ishte i menjëhershëm pasi 3 minuta më vonë Okafor barazoi shifrat në 1-1 me golin e Okafor. Pjesa e parë u mbyll me shifrat në 1-1, ndërsa pas pushimit të ndeshjes, Leeds shpërtheu totalisht.
Në minutën e 53, Calvert-Lewin me penallti përmbysi shifrat duke i dhënë avantazhin 2-1 skuadrës së Leeds që nuk e la me kaq. Në minutën e 58, Okafor plotësoi dygolëshin personal duke shënuar golin e tretë për Leeds duke i çuar shifrat në 3-1, ndërsa në minutat shtesë erdhi edhe goli i katërt për Leeds i shënuar nga Aaronson për të vulosur fitoren 4-1 me Leeds që shkon në 17 duke parakaluar pikërisht Chelsea në renditje që mbetet me 16 pikë.
Top Channel