Chelsea pëson disfatë të thellë në shtëpi nga Leeds United

Chelsea u mposht me rezultatin 4-1 në fushën e vet nga Leeds United, në takimin e vlefshëm për javën e 11-të të Premier League.

Ekipi i drejtuar nga Xabi Alonso nuk ia doli të përballonte reagimin e fuqishëm të skuadrës vizitore, e cila pasi u gjend në disavantazh, shënoi tre gola për të siguruar një fitore me peshë.

Të lidhura

None found

Vendasit kaluan të parët në avantazh në minutën e 25-të, kur Emmanuel Emegha shfrytëzoi një pasim që depërtoi mbrojtjen kundërshtare dhe me një goditje të saktë e dërgoi topin në rrjetë për 1-0.

Megjithatë, Leeds reagoi shpejt dhe vetëm tre minuta më vonë, në minutën e 28-të, barazoi shifrat. Dominic Calvert-Lewin asistoi për Noah Okaforin, i cili nga distanca e afërt shënoi për 1-1.

Mysafirët vijuan të kërcënonin dhe në minutën e 37-të Calvert-Lewin pati një rast të mirë, por gjuajtja e tij përfundoi jashtë kuadratit. Pak para mbylljes së pjesës së parë, Tarik Muharemovic gjeti rrjetën, por goli i tij u anulua për shkak të pozitës jashtë loje.

Pjesa e dytë filloi me një tjetër moment kyç për Leedsin. Pas një ndërhyrjeje brenda zonës, gjyqtari akordoi penallti në minutën e 50-të, një vendim që u mbështet edhe pas rishikimit me VAR.

Nga pika e bardhë u ngarkua Calvert-Lewin, i cili në minutën e 53-të u tregua i saktë për të përmbysur rezultatin në 2-1.

Vetëm gjashtë minuta më pas, Leeds shënoi golin e tretë. Noah Okafor mori një pasim dhe me një goditje të fuqishme e çoi topin në këndin e sipërm të portës, duke e quar rezultatin në 3-1.

Rezultatin përfundimtar e vulosi amerikani Brenden Aaronson, i cili në minutën e 91-të realizoi për epilogun 4-1 të ndeshjes.

Kjo disfatë përbën një goditje për Chelsean, që pas javës së 11-të bie në vendin e tetë të renditjes së Premier League, me vetëm 16 pikë të grumbulluara.


Shtuar më 21.11.2026 18:01

grandpashabet girişBursa Escortgrandpashabet girişjojobetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet güncel girişdeneme bonusucasinofast güncel girişstarzbetonline notarystarzbethttps://centromedicoflorence.com/cookies-service/betkomextrabetultrabetgrandpashabetTürk İfşajojobet girişjojobetcasibombahis siteleribahis siteleriGrandpashabet girişjojobetsahabetjojobetjojobet girişjojobetjojobetjojobet girişjojobet