Saturday, November 21, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Belinda Balluku shpenzoi 69 mijë euro për pamjen, shqiptarët numërojnë qindarkat për bukë

Editor by Editor
November 21, 2026
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE, Vendi
0
Belinda Balluku shpenzoi 69 mijë euro për pamjen, shqiptarët numërojnë qindarkat për bukë
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në një vend ku mijëra pensionistë mbijetojnë me të ardhura minimale dhe ku familjet përballen çdo ditë me rritjen e kostos së jetesës, lajmet për shpenzime marramendëse të zyrtarëve të lartë ngjallin zemërim dhe revoltë. Pikërisht këtë reagim ka shkaktuar edhe denoncimi i kreut të Grupit të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i cili ka renditur një listë të shpenzimeve që lidhet me ish-zv.kryeministren Belinda Balluku, e cila sipas Bardhit ka shpenzuar rreth 69 mijë euro vetëm për një trajtim estetik në fytyrë dhe në pjesën e sipërme të bustit.\

Nga të dhënat e bëra publike ndër vite, kjo shumë përbën vetëm një pjesë të kostove të transformimit të saj fizik ndër vite. Pretendimet flasin për dhjetëra mijëra euro të tjera të shpenzuara për trajtime estetike, ndërhyrje dhe procedura që kanë ndryshuar ndjeshëm pamjen e një prej figurave më të fuqishme të qeverisë shqiptare.

Debati nuk qëndron te e drejta e kujtdo për t’u kujdesur për pamjen e jashtme. Problemi lind kur publiku pyet me të drejtë se si justifikohen shuma të tilla nga një zyrtare publike dhe a janë deklaruar ato sipas ligjit?

Në një vend ku pjesa më e madhe e qytetarëve nuk mund të përballojë as shërbimet bazë shëndetësore, shpenzimet luksoze të elitës politike krijojnë një kontrast tronditës me realitetin e përditshëm.

Për transformimin trupor të Ballukut nuk janë të vetmet këto 69 mijë euro, por edhe dhjetëra mijëra euro të tjera, të cilat e kanë sjellë Ballukun në një person i cili mund të quhet kampione e politikës botërore për shpenzime në mirëmbajtjen e trupit.

Paratë për transformime të tilla nuk janë as trashëgimi e familjes dhe as përfitime personale nga puna e ndershme, por para të vjedhura nga taksapaguesit shqiptarë, të cilëve tenderat e zhvilluar prej saj ua kanë boshatisur buxhetin e shtetit deri në atë pikë sa vendi ynë është zhytur në borxhe dhe i gjithë territori tashmë është shitur ose ka kaluar në administrim të oligarkëve të kontraktuar pikërisht nga Belinda Balluku dhe padroni i saj, Edi Rama.

Previous Post

Me vetëm një gol, Teuta fiton; durrsakët marrin tri pikë e blindojnë vendin e dytë

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al