Vendosni fjalën kyçe....

Paloka: Rama e ka çuar Veliajn në burg, po u bën shqiptarëve atë që po u bën kundërshtarëve të tij


Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka komentuar përplasjen mes kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

I ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, Paloka deklaroi se Rama ka ndikuar në përfundimin e Veliajt në burg, duke e akuzuar kryeministrin për presione dhe represion ndaj kundërshtarëve të tij.

“Rama e ka dërguar Veliajn në burg. Veliaj meriton shumë më tepër se ç’po i bën kryeministri. Siç po i bën Veliajt, tjetrit e tjetrit, Rama po iu bën dhe shqiptarëve.

Kur Rama u bën presione e represione, mendoni se çfarë iu bën qytetarëve. Veliaj e meriton poshtërësinë e Edi Ramës, që dikur e duartrokiste, që ka qenë apendiksi i kryeministrit. Nëse e duan veten të burgosurit nga PS, të bëjnë të penduarin e drejtësisë e të kritikojnë gjithçka, jo vetëm ku iu intereson.

Shumica e këtyre mbyllin gojën, sepse shumica hyjnë në burg me marrëveshje, duke gëzuar paratë që kanë vjedhur. Por Veliaj ka folur disa herë. Kur ka folur, ka pasur pasoja. Rama me anë të drejtësisë i ngriti menjëherë akuzë të re. Në burgun e Durrësit jetojnë më mirë se ne jashtë.

Rama të çon në ekstrem, vetëm të bën keq, Veliaj të flasë se do përfundojë edhe më keq. Rama të bën të fundit, nëse sheh që ti nuk ke ulur kokën.”