Laçi pa orientim në Superiore, Osmani: Prodhuam raste, por nuk mjaftuan; ka ende shumë ndeshje përpara

Laçi po kalon një periudhë të turbullt në kampionat, teksa u mposht edhe nga Teuta në Rrogozhinë. Rezultati 1-0 i kësaj sfide thelloi krizën e kurbinasve, të cilët aktualisht ndodhen në vendin e parafundit të renditjes. Pas përfundimit të ndeshjes, Qatip Osmani foli për mediat.

I pyetur nëse ishte i kënaqur me paraqitjen dhe nëse skuadra meritonte barazimin, Osmani u shpreh se në pjesën e parë ekipi u fokusua më shumë te faza mbrojtëse dhe nuk i lejoi kundërshtarët të shfrytëzonin mundësitë e tyre. Sipas tij, goli i hershëm i pësuar në pjesën e dytë i detyroi të bënin ndryshime, por ato nuk dhanë rezultat.

Të lidhura

None found

Lidhur me rastet e pakta në fraksionin e dytë, ai shpjegoi se u detyruan të improvizonin me futbollistë që nuk janë sulmues tipikë dhe se loja u orientua më shumë nga mbrojtja. Në pjesën e dytë u provua një qasje tjetër, por pa efekt në shifra.

Osmani pranoi se skuadra u zgjua pas golit të pësuar dhe se mund të kishte ndërhyrë më shpejt me zëvendësimet. Ai sqaroi se Traore nuk ka qenë i dëmtuar që prej ndeshjes me Partizanin dhe ka zhvilluar vetëm një stërvitje me ekipin, prandaj stafi nuk donte të rrezikonte. U aktivizuan disa sulmues të tjerë dhe u krijuan gjysmëraste, por ato nuk ishin të mjaftueshme për një rezultat pozitiv.

Ai shtoi se dëmtimet e shumta e penalizuan skuadrën për të zhvilluar një lojë më sulmuese.

Sa i përket situatës në renditje, Osmani tha se sigurisht që është i shqetësuar. Theksoi se duhet analizuar si situata konkrete ashtu edhe ajo e përgjithshme, por se ka ende shumë lojë përpara dhe duhet shikuar përpara.


Shtuar më 21.11.2026 18:26

grandpashabet girişBursa Escortgrandpashabet girişjojobetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet güncel girişdeneme bonusucasinofast güncel girişstarzbetonline notarystarzbethttps://centromedicoflorence.com/cookies-service/betkomextrabetultrabetgrandpashabetTürk İfşajojobet girişjojobetcasibombahis siteleribahis siteleriGrandpashabet girişjojobetsahabetjojobetjojobet girişjojobetjojobetjojobet girişjojobet