Franca ka kundërshtuar propozimin e ri të Presidentit të Këshillit Evropian, Antonio Costa, për buxhetin e Bashkimit Evropian për periudhën 2028-2034, duke e cilësuar atë si të papërshtatshëm për të shërbyer si bazë për një marrëveshje. Parisi e konsideroi planin zhgënjyes, veçanërisht për shkak të financimit të parashikuar për Politikën e Përbashkët Bujqësore dhe mbështetjen financiare për fermerët. Sipas presidencës franceze, propozimi nuk përmbush pritshmëritë e tyre.