Një “mini-hënë” po sillet rreth Tokës – çfarë pritet në dhjetor

Planeti ynë ka për momentin një shoqërues të përkohshëm në hapësirë. Një asteroid i vogël, me diametër rreth dy metra, është kapur nga graviteti i Tokës dhe tani lëviz rreth saj në orbitë, prandaj po quhet “mini-hënë”.

Sipas astronomëve, trupi qiellor i quajtur 2026 QQ8 do të qëndrojë afër Tokës deri në ditët e para të dhjetorit. Më pas ai do t’i shpëtojë tërheqjes gravitacionale të planetit dhe do të vazhdojë rrugëtimin e vet në një orbitë rreth Diellit.

Të lidhura

None found

Zbulimi i këtij asteroidi nuk ishte i thjeshtë, raporton CNN. Për shkak se objekti ka përmasa të vogla dhe dritë shumë të zbehtë, astronomëve iu deshën disa javë për të kuptuar nëse kishin të bënin me një trup natyror apo me një satelit artificial që kishte dalë jashtë përdorimit.

Objekti u pa për herë të parë në muajin gusht nga astronomi hungarez Krisztián Sárneczky, i cili e shënoi fillimisht me emrin e përkohshëm Sar2901. Vetëm pasi u analizua me kujdes orbita e tij, u kuptua se bëhej fjalë për diçka të veçantë. Në fund të muajit tetor, Qendra e Planetëve të Vogël pranë Unionit Ndërkombëtar Astronomik e regjistroi zyrtarisht si 2026 QQ8.

Megjithëse ideja e një hëne të dytë mund të tingëllojë e çuditshme, astronomët thonë se Toka mund të kapë vazhdimisht trupa të vegjël qiellorë për periudha të shkurtra përmes gravitetit të saj.

Matthew Payne, drejtor i Qendrës së Planetëve të Vogël, shpjegon se mesatarisht mund të ketë një objekt të tillë pranë Tokës në çdo moment. Disa prej tyre qëndrojnë për javë ose muaj, ndërsa në periudha të tjera mund të mos ketë asnjë.

Sipas ekspertëve, shumica e këtyre trupave janë shumë të vegjël, lëvizin me shpejtësi dhe shpesh gjenden në largësi të tilla që zbulimi i tyre me teleskopët ekzistues bëhet i vështirë.

Astronomët sigurojnë se asteroidi 2026 QQ8 nuk paraqet asnjë rrezik për Tokën. Ai është aq i vogël sa, edhe sikur të hynte në atmosferën e planetit, do të copëtohej para se të shkaktonte ndonjë dëm.

Deri tani astronomët kanë identifikuar rreth 40 mijë objekte pranë Tokës dhe afërsisht 1.5 milionë trupa qiellorë në të gjithë sistemin diellor. Megjithatë, ky numër pritet të rritet ndjeshëm.

Me ndihmën e teleskopit që ka kamerën dixhitale më të madhe në botë, shkencëtarët synojnë të dallojnë dhe të regjistrojnë asteroidë, kometa dhe objekte të tjera të largëta me një shpejtësi të paparë më parë.

Matthew Payne parashikon se, kur ky studim të jetë plotësisht funksional, numri i objekteve të njohura në sistemin diellor mund të shkojë nga 1.5 milionë në rreth 5 milionë.


Shtuar më 21.11.2026 18:56

grandpashabet girişBursa Escortgrandpashabet girişjojobetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet güncel girişdeneme bonusucasinofast güncel girişstarzbetonline notarystarzbethttps://centromedicoflorence.com/cookies-service/betkomextrabetultrabetgrandpashabetTürk İfşajojobet girişjojobetcasibombahis siteleribahis siteleriGrandpashabet girişjojobetsahabetjojobetjojobet girişjojobetjojobetjojobet girişjojobet