Nga pamjet e siguruara nga Report TV, ish-deputeti i Partisë Demokratike Aleksandër Biberaj, shihet duke debatuar me efektivët e policisë, të cilët kanë bllokuar rrugën dhe janë vendosur në formën e një kordoni policor.

Gjatë momentit të debatit, ish-anëtari i Këshillit Kombëtar dëgjohet t'u drejtohet efektivëve me fjalët “Ja ku i keni patronazhistët”, duke treguar në drejtim të anëtarëve të Partisë Socialiste që po dilnin nga Galeria e Arteve pas përfundimit të mbledhjes së Asamblesë së PS-së.


Lajmi kryesor:

Protestat/ Studentët me organizim të ri, zgjedhin delegatët! Deklarata: S’ka dialog me Ramën, të bashkohemi (VIDEO)