Pas përfundimit të fazës së parë të Kampionatit Kombëtar të Volejbollit për meshkuj, ka nisur Kupa e Shqipërisë. 7 skuadrat pjesëmarrëse janë ndarë në dy grupe, në bazë të renditjes në kampionat.
Në Grupin A, ekipi i Tiranës mposhti pa snumë mund 3-0 (25-14, 26-24, 25-22) rivalët e Vllaznisë. Miqtë nga Shkodra dueluan vetëm në setin e dytë, pasi më tej ishin bardheblutë ata që komanduan.
Në Grupin B, Skënderbeu arriti një fitore të lehtë ndaj Elbasanit jashtë fushe me rezultatin 3-0 (25-18, 25-23, 25-20). Ndeshje e dominuar nga korcarët që marrin kreun e renditjes.
Fiton edhe Partizani, që mundi 3-2 Erzenin (25-19, 28-30, 25-21, 20-25, 15-9), një ndeshje me rivalitet dhe emocione. Kampionët në fuqi të Partizanit vuajtën shumë për të mposhtur shijakasit.
Kupa e Shqipërisë-Meshkuj, Grupi A
Dita e parë
Tirana – Vllaznia, 3-0
Studenti (pushim)
Renditja: Tirana 3 pikë, Vllaznia 0 pikë, Studenti 0 pikë.
Kupa e Shqipërisë-Meshkuj, Grupi B
Dita e parë
Elbasani – Skënderbeu, 0-3
Partizani – Erzeni, 3-2
Renditja: Skënderbeu 3 pikë, Partizani 2 pikë, Erzeni 1 pikë, Elbasani 0 pikë.






