Protesta e thirrur nga studentët vijoi edhe këtë të shtunë në rrugët e kryeqytetit, teksa paralelisht zhvillohej edhe Asambleja e PS në Tiranë. Policia vendosi disa kordone për t’u penguar protestuesve mbërritjen te Kryeministria. Pavarësisht përpjekjeve të policisë, protestuesit ndryshuan disa herë itinerarin dhe në fund arritën në destinacionin e tyre.