PSG merr fitoren e shtatë rresht në Ligue 1 dhe nis shkëputjen. Shqetëson Desire Doue (video)

21 Nëntor 2026
19:21
Telesport
back button

PSG është rikthyer sot në fushë pas psuhimit për shkak të ndeshjeve ndërkombëtare. Kampionët në fuqi të Ligue 1 kanë marrë fitoren e shtatë rresht në kampionat, duke fituar sot 1-2 në transfertë ndaj Nice, në sfidën e vlefshme për javën e 11-të.

Vendasit e nisën shumë mirë takimin duke gjetur golin me sulmuesin algjerian Mohamed Amoura, në minutën e 8-të, pas një kundërsulmi të shpejtë. Reagimi i PSG-së ishte i shpejtë duke shënuar dy gola për dy miniuta.

Në minutën e 31-të, Senny Mayulu barazon shifrat nga pika e bardhë e penalltisë, pas prekjes së topit me dorë nga kundërshtari brenda zonës.

Një minutë më pas, kundërsulm i shpejtë i PSG-së që gjen golin e dytë me Desire Doue, pas asistit të Achraf Hakimit. në fund të pjesës së parë, Doue pëson një dëmtim të rëndë dhe largohet mes lotësh me barrelë nga fusha. Në pamje të parë duket se bëhet fjalë për një dëmtim tejet të rëndë. Pjesa e parë mbyllet 1-2 për PSG-në.

Dy golat e tjerë të takimit u shënuan në minutat e fundit. Ferran Torres shënoi golin e tretë për PSG-në në minutën e 85-të, pas asistit të Ousmane Demebele. Ali Abdi ngushtoi shifrat për vendasit në minutën e pestë shtesë. PSG fiton 2-3 dhe kryeson renditjen me 26 pikë.

SHIKOGOLAT

Lajme të tjera

Lajmet e fundit