Aktualitet

Vijon protesta e thirrur nga studentët/ Policia kordon në disa rrugë të Tiranës, pas marshimit protestuesit pozicionohen pranë Kryeministrisë

Protesta e thirrur nga studentët vijon, ku protestuesit kanë zgjedhur të marshojnë pas bllokimit të qarkullimit në disa akse të kryeqytetit.

Policia ka vendosur kordone në disa rrugë për të kufizuar lëvizjen e protestuesve, ndërsa marshimi vijoi pa incidente. Tashmë ata janë pozicionuar pranë Kryeministrisë.

Protestuesit kanë marshuar fillimisht në Rrugën e Kavajës, ku janë përballur me një kordon policie që u ka penguar avancimin. Pas bllokimit, turma ka ndryshuar drejtim dhe është kthyer drejt qendrës së Tiranës.

Më herët, pas bllokimit të qarkullimit në Rrugën e Durrësit, protestuesit kanë vijuar lëvizjen në rrugët e kryeqytetit. Fillimisht u raportua se destinacioni i tyre ishte selia e PS, por më pas itinerari u ndryshua.

Protestuesit gjatë marshimit i kanë vënë zjarrin disa kazanëve me mbeturina.