Danimarka u ka bërë thirrje vendeve të tjera anëtare të Bashkimit Europian të ndërmarrin hapa konkretë për t’iu kundërvënë Rusisë, pasi njoftoi se kishte parandaluar një atentat, që dyshohet se ishte planifikuar nga shërbimet sekrete ruse.
Kjo kërkesë u përcoll përmes një dokumenti drejtuar qeverive të vendeve të BE-së, përmbajtja e të cilit u konfirmua nga dy diplomatë.
Policia daneze dhe zyrtarët e sigurisë njoftuan të premten se kishin parandaluar në shtator një përpjekje të shërbimeve ruse të inteligjencës për të vrarë një reper me shtetësi amerikane dhe ukrainase, përpara një performance të tij.
Ministri i Jashtëm danez, Lars Lokke Rasmussen, e cilësoi këtë akt si një shkelje të papranueshme, ndërsa Danimarka njoftoi dëbimin e atasheut ushtarak rus.
Mesazhi, i siguruar nga agjencia e lajmeve Reuters dhe i shpërndarë të premten në mbrëmje te diplomatët e lartë europianë, propozon që Bashkimi Europian të vendosë kufizime të mëtejshme për hyrjen e shtetasve rusë në zonën Shengen, e cila përfshin 29 vende.
Në dokument sugjerohet pezullimi i vizave turistike për qytetarët rusë, si dhe mosnjohja e pasaportave ruse që nuk përmbajnë të dhëna biometrike në të gjithë zonën Shengen.
Danimarka pritet t’i paraqesë propozimet e saj në një takim të ambasadorëve të vendeve të BE-së, që do të mbahet të hënën në Bruksel.
“Ne duhet të ndërmarrim veprime konkrete që të tregojnë forcën dhe vendosmërinë europiane”, thuhet në mesazh. e të vështira për familjen tonë, u solidarizuat me ne dhe na dhatë forcë”, thuhet në mesazhin e publikuar.
Falenderimi vjen pas ditëve të vështira për familjen Krasniqi, ndërsa kjo e fundit ka vlerësuar çdo mesazh, gjest dhe mbështetje të marrë gjatë kësaj periudhe.
Jakup Krasniqi është larguar të shtunën nga shtëpia e tij në Prishtinë, pas përfundimit të vizitës katërditore pranë familjes.
Nën masa të rrepta sigurie, ai është përcjellë drejt aeroportit për t’u kthyer në Hagë, ku mbahet në kuadër të procesit gjyqësor në Dhomat e Specializuara.
Largimi i tij është shoqëruar me emocione, lot dhe përqafime. Djali dhe vajza e tij e kanë përshëndetur te dera e shtëpisë, ndërsa familjarët e tjerë e kanë përcjellë nga ballkoni.
Gjatë qëndrimit në Kosovë, Krasniqi ka kaluar kohë me familjen, nën mbikëqyrjen e pjesëtarëve të EULEX-it dhe Policisë së Kosovës.


