Me thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit dhe ndalimin e largimit të të rinjve nga vendi, studentë dhe qytetarë protestuan sërish sot në kryeqytet. Grumbullimi nisi rreth orës 14:00 para godinës së Ministrisë së Arsimit në Rrugën e Durrësit, ku protestuesit shpalosën një banderolë të madhe me mesazhin “Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes”. Efekt thirrjet e protestuesve dhe djegia e fotos Nuk munguan as aktet simbolike, ku disa prej pjesëmarrësve i vunë flakën fotografisë së kreut të qeverisë të vendosur në kangjellat e ministrisë. Forca të shumta policie krijuan një kordon sigurie për të mbajtur të lirë qarkullimin e automjeteve në Rrugën e Durrësit.