Banks Hovi ka realizuar për herë të parë në botë një “kickflip” me motoçikletë, një manovër që deri më tani konsiderohej e pamundur.
Gjatë këtij veprimi, motoçikleta rrotullohet plotësisht rreth boshtit të saj gjatësor në ajër, duke kaluar poshtë trupit të motoçiklistit; më pas, ai e kap dhe arrin të ulet me të dyja rrotat në tokë.
Të lidhura
None found
Kjo lëvizje është e njohur prej kohësh tek skateboardistët, por asnjëherë më parë nuk ishte kryer me një motoçikletë të rëndë.
Për realizimin e saj u nevojitën dy muaj stërvitje dhe rreth 1.200 përpjekje.
Gjatë përgatitjeve, Hovi u stërvit në temperatura deri në 43 gradë Celsius, duke u hedhur mbi një dyshek të fryrë për të zbutur rrëzimet dhe duke rënë vazhdimisht.
Në këtë proces, ai theu kockën e kryqeve dhe kyçin e këmbës, por nuk hoqi dorë nga synimi i tij.








