Tech Top Tech - News

Tesla hap porositë për Cybercab – makina pa timon, me abonim 299 dollarë!

Në çdo episod të “Top Tech” me Mateo Kadriun zbulojmë të rejat më të fundit nga bota e madhe e teknologjisë. Me informacione dhe gjithçka të detajuar rreth risive dhe mundësive që po na ofrohen çdo ditë sidomos nga Inteligjenca Artificiale me avancimin e projekteve nga më të ndryshme.

Tani mund të blesh një makinë që ecën vetë. Por nuk vendos dot ti se ku shkon.

Të Premten në mbrëmje, Tesla hapi porositë për Cybercab, makinën e artë pa timon dhe pa pedale, për përdorim personal. Për herë të parë, robotaksia e Tesla-s nuk është vetëm taksi. Mund të jetë e jotja.

Çmimi: 29 mijë e 990 dollarë. Deri këtu, mirë. Por ka një detaj: duhet të paguash edhe 299 dollarë në muaj që makina të funksionojë.

Hajde bëjmë llogaritë bashkë. 299 në muaj janë rreth 3,600 dollarë në vit. Në pesë vite, vetëm abonimi të del më shumë se gjysma e çmimit të makinës.

Kemi një anë mirë: as vetë Elon Musk nuk është dakord. Ai tha se tarifa është “shumë e lartë” dhe duhet të jetë sa kushton sot Full Self-Driving me internetin në makinat e tjera Tesla, rreth 115 dollarë në muaj. Pra shefi po ankohet për çmimin e kompanisë së vet. Klasike.

Pastaj hyn në lojë gjeografia. Makinën duhet ta marrësh në një nga disa qytete të Teksasit. Dhe Cybercab punon vetëm brenda zonave ku Tesla ka sot shërbimin e robotaksive. Del nga zona? Nuk shkon. Tesla thotë se do jetë e disponueshme në gjithë Amerikën sapo të marrë leje nga rregullatorët. Dorëzimet e para pritet të nisin në Dhjetor.

E lidhim pak me javën e kaluar. Tesla ndalon prodhimin e Cybertruck në 2027, pasi shitjet mbetën shumë poshtë pritjeve. Fabrikën e lirë do ta përdorë për të bërë më shumë Cybercab. Pra Cybertruck ikën, Cybercab vjen.

Pyetja është e thjeshtë: a do ta blije një makinë që nuk e drejton dot, nuk e nxjerr dot nga qyteti, dhe për të cilën paguan qira çdo muaj?

Në Shqipëri, kjo e ka një emër: makina e babit.