Tech Top Tech - News

ChatGPT Wallet – AI që blen për ty, dhe Claude Duet që të shkruan i pari

Në çdo episod të “Top Tech” me Mateo Kadriun zbulojmë të rejat më të fundit nga bota e madhe e teknologjisë. Me informacione dhe gjithçka të detajuar rreth risive dhe mundësive që po na ofrohen çdo ditë sidomos nga Inteligjenca Artificiale me avancimin e projekteve nga më të ndryshme.

Deri tani AI të tregonte çfarë të blesh. Tani e blen vetë.

OpenAI nxori ChatGPT Wallet. E fut kartën një herë, dhe pastaj agjentët e ChatGPT, që OpenAI i quan “dots”, të gjejnë produktin dhe e paguajnë vetë.

Si funksionon? Ti thua: “Më gjej një palë atlete për vrap.” Agjenti kërkon, zgjedh dhe të tregon produktin, çmimin total dhe kartën. Ti konfirmon me Face ID ose me gisht. Dhe , pune e mbaruar.

Pjesa e sigurisë: as AI-ja, as dyqani nuk e shohin numrin e vërtetë të kartës. Përdoret një kod zëvendësues. Pikët e kartës i merr njësoj, dhe nëse diçka shkon keq, mund ta kancelosh pagesën si zakonisht.

Më vonë, OpenAI do shtojë limite shpenzimesh dhe blerje të paramiratuara. Pra mund t’i thuash: “Çdo muaj, kur mbaron kafeja, blije vetë.”

Për momentin, vetëm një numër i vogël abonentësh ChatGPT Pro në Amerikë e kanë.

Por ka një problem: dyqanet. Amazon, dyqani më i madh në botë, i bllokon agjentët AI dhe të shtyn drejt asistentit të vet, Alexa. Edhe Uber dhe DoorDash thonë se porositë e bëra nga agjentët AI janë ende shumë pak.

Ndërkohë Anthropic po teston diçka tjetër: Claude Duet. Ideja është e kundërta. Nuk e pyet ti AI-në. Të shkruan ajo e para. Kontrollon emailin, kalendarin, faturat, dhe kur sheh diçka të rëndësishme, të dërgon mesazh. Para se të dërgojë një email, të paguajë ose të fshijë diçka, të kërkon leje. Tani për tani është në testim vetëm për disa abonentë në Amerikë, me listë pritjeje.

Pra, një AI që blen për ty, dhe një tjetër që të kujton se çfarë ke harruar.

Shqiptarët i kanë pasur të dyja prej kohësh: një që blen për ty dhe të kujton çfarë ke harruar. Quhet mami.