“Nuk do t’ia harroj sa të jem gjallë”, Fuego flet për Mozzik

Gjatë një rrëfimi për jetën e tij para famës, Fuego ka folur në “Big Brother VIP Kosova 5” edhe për marrëdhënien me Mozzikun. Banori ka kujtuar një episod që lidhej me ndihmën financiare dhe ka shprehur mirënjohjen për reperin.
“Nuk do t’ia harroj sa të jem gjallë”, është shprehur Fuego për Mozzikun. Në fragmentin e publikuar nga mediat, ai nuk përmend ndonjë shumë apo rrethanat në të cilat u dha ndihma.
Rrëfimi i Fuegos atë mbrëmje përfshiu edhe familjen dhe përvojat e vështira që kishte kaluar para se të hynte në shtëpi. Ai tregoi se janë katër vëllezër dhe foli me dashuri për familjen ku është rritur. Hyrjen në “Big Brother VIP Kosova” e përshkroi si fillimin e një kapitulli të ri në jetën e tij.
360grade.al



















