Indrit Tuci bëhet protagonist në kampionatin slloven të futbollit. Sulmuesi shqiptar ka gjetur rrjetën në ndeshjen mes skuadrës së tij Olimpija Ljubjana dhe Kalcer Radomije e vlefshme për javën e 16 të tij.

Sfida u fitua nga Olimpija Ljubjana me rezultatin 1-0 dhe ishte pikërisht goli i Tucit i shënuar në minutën e 44 të pjesës së parë me penallti ai që i dha 3 pikët kësaj skuadre

Ky i shënuar në këtë sfidë me Radomijen ishte goli i 6 sezonal për Tucin, ndërkohë që skuadra e Olimpijas pas kësaj fitoreje e sheh veten në vendin e dytë në klasifikim me 26 pikë, 3 më pak se kryesuesit e Koper.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by NK Olimpija Ljubljana (@nkolimpija)

Top Channel