VIDEO/ Taulant Seferi nuk ka ndërmend të ndalet, lë gjurmë në suksesin e Kayserispor
21/11/2026 20:07
Taulant Seferi vazhdon të lërë gjurmë në Ligën e Parë Turke.
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka gjetur sërish rrugën e rrjetës me skuadrën e tij Kayserispor në ndeshjen që kjo e fundit zhvilloi me Sariyer e fituar me rezultatin 3-1.
Seferi e shënoi golin e tij në minutën e 39 të takimit duke e çuar momentalisht rezultatin në 2-0 për Kayserispor që ëndërron fitoren e titullit në Ligën e Parë dhe si pasojë edhe ngjitjen në Super Ligën turke me Kayserispor që është në krye të klasifikimit në këtë kampionat.
Taulant Seferi po përjeton një sezon të shkëlqyer në këtë kampionat teksa deri tani ka arriture në 11 gola të shënuar dhe 2 asiste.
View this post on Instagram
Top Channel