Gazetari Lavdim Pireva ka kritikuar repartin sulmues të Kombëtares së Kosovës, duke vlerësuar se tre gola të shënuar në gjashtë ndeshje në Ligën e Kombeve janë një shifër shumë e ulët.
Në episodin më të ri të podcastit “Arena e Yjeve”, Pireva, bashkë me kolegët e tij në Telegraf, Shkumbin Pireva dhe Bardh Maxhuni, analizoi ecurinë e përfaqësueses së Kosovës në edicionin e fundit të Ligës së Kombeve, duke trajtuar rezultatet, paraqitjet dhe vendimet që përcaktuan fundin e këtij rrugëtimi.
Të lidhura
None found
Ai vijoi të mbështesë qëndrimin se instinkti i lojtarit dhe një moment i vetëm, edhe pse këto momente ndajnë një futbollist të madh nga ai që ndoshta nuk e ka arritur pjekurinë për të luajtur në një ekip të madh dhe për të kuptuar se raste të tilla mund të vendosin jo vetëm atë ndeshje, por edhe gjithë fushatën.
Më tej, ai theksoi se ajo që e shqetëson në gjithë këtë edicion të Ligës së Kombeve për Kosovën është edhe numri i golave të realizuar.
Pireva saktësoi se Kosova ka shënuar vetëm tre gola në gjashtë ndeshje, çka është shumë pak, dhe kujtoi se një gol erdhi në humbjen 3-1 ndaj Austrisë, ndërsa goli i Vedat Muriqit në ndeshjen e parë me Irlandën i dha ekipit fitoren e vetme me tre pikë.
Episodi i plotë i “Arena e Yjeve” mund të ndiqet në kanalin zyrtar të Telegrafit në YouTube.







