Bora e parë për këtë vit në Kukës, disa fshatra pa energji elektrike

Bora e parë për këtë vit në Kukës, disa fshatra pa energji elektrike

19:16, 21/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

 

Reshjet e para të dëborës për këtë vit kanë përfshirë zonat malore në qarkun e Kukësit. Gjatë orëve të fundit, dëborë është regjistruar në malet e Gjallicës dhe Koretnikut, në lartësitë mbi 1,000 metra, ndërsa në pjesën tjetër të qarkut moti është karakterizuar nga kthjellime dhe reshje të lehta shiu.

Sipas njoftimit të Prefekturës së Kukësit, situata në akset rrugore paraqitet përgjithësisht e normalizuar, por reshjet kanë shtuar rrezikun e rënies së gurëve, inerteve dhe vërshimit të ujërave në rrugët nacionale dhe ato bashkiake.

Subjektet kontraktore vijojnë punën për pastrimin dhe mirëmbajtjen e akseve, ndërsa të gjitha rrugët nacionale janë aktualisht të kalueshme.

Problematika janë evidentuar në furnizimin me energji elektrike në disa zona. Në Kukës, fshatrat Nimçe dhe Kolesjan kanë mbetur pa energji për shkak të defekteve në kabinat elektrike.

Pa energji elektrike raportohet gjithashtu edhe fshati Nikoliq në Has, si dhe Njësia Administrative Lekbibaj në Tropojë.

Grupet e punës janë në terren për riparimin e defekteve dhe rikthimin e furnizimit me energji elektrike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco