Mandarina është një frut i pasur me vitamina, minerale dhe fibra, që ndikojnë në forcimin e sistemit imunitar, në shëndetin e lëkurës dhe ka veti shumë antioksiduese.
Ata rekomandohen të konsumohen në sezonin e vjeshtës dhe dimrit, pasi e ndihmojnë organizmin në përballimin e gripave dhe ftohjeve.
Mandarinat gjithashtu parandalojnë infeksionet e ftohjes, pasi përmbajnë flavonoide ose elementë kimikë që gjenden në organizmin e njeriut. Gjithashtu, ato ndikojnë në rregullimin e niveleve të presionit të gjakut dhe përmirësojnë tretjen.
E megjithëse kanë efekte të mira, assesi nuk duhet të teprohet. Kjo pasi konsumimi i tepërt i tyre rrit problemet me lukth, shkaktojnë ndjesi të rëndesës, fryrje ose diarre për shkak të përmbajtjes së lartë të fibrave dhe acideve natyrale, sipas Institutit amerikan për hulumtime lidhur me kancerin.
Mandarinat mund të ndikojnë negativisht në shëndetin e dhëmbëve pasi përmbajnë acid citrik, gjë që mund të dëmtojë smaltin dhe të shkaktojë ndjeshmëri të dhëmbëve, thotë Shoqatës dentare amerikane.
Në disa raste, nëse konsumoni sasi të madhe të mandarinave mund të rrezikoni shëndetin e zemrës dhe të muskujve për shkak të përmbajtjes së tepërt të kaliumit.
© SYRI.net