Alibali komenton reagimin e Bashkisë ndaj deklaratave të Ramës: Beteja do të mbërrijë edhe në Këshillin Bashkiak

21 Nëntor 2026 | 21:26

Analisti Neritan Alibali e ka cilësuar si një shpallje lufte reagimin zyrtar të Bashkisë së Tiranës ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama gjatë Asamblesë së Partisë Socialiste të Tiranës.

I ftuar në “Review” me Greta Topjanën, Alibali u shpreh se përplasja politike mes palëve, siç e cilësoi ai, pritet të thellohet dhe të shtrihet edhe në Këshillin Bashkiak të Tiranës, ku, sipas tij, ka mbështetës si të Erion Veliajt, ashtu edhe të Edi Ramës.

“E thashë, është shpallje lufte. Sot është shpallur lufta, sepse, në qoftë se me Elisa Spiropalin unë shoh që mund të ketë një fill bashkëpunimi në të ardhmen, pasi Rama i ka shumë qejf spektaklet e kthimit të bijve plangprishës në sofrën e familjes, me Erion Veliajn dhe strukturat e Bashkisë së Tiranës, për mendimin tim, kjo është shpallje lufte. Lufta ka për të shkuar shumë thellë. Ajo do të pasqyrohet deri në Këshillin Bashkiak, sepse në Këshillin Bashkiak ka si anëtarë mbështetës të Erion Veliajt, ashtu edhe mbështetës të Edi Ramës. Unë mendoj që Edi Rama ka për ta mposhtur Bashkinë e Tiranës dhe ka për ta mposhtur Erion Veliajn, sepse Erion Veliaj ka një betejë për mbrojtjen e vet përballë drejtësisë dhe ka një betejë politike. Ai po e përdor patjetër luftën politike edhe si një instrument për të arritur sa më shumë që mundet përballë drejtësisë”, tha Alibali.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rutte nga Varshava: NATO do të mbrojë çdo pëllëmbë të territorit polak

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar se Aleanca do të mbrojë çdo pëllëmbë të territorit polak, pas incidentit me objektet fluturuese ruse...
19:12 | 21/11/2026

Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë pas marshimit në disa rrugë të Tiranës

Pas marshimit në disa prej rrugëve të kryeqytetit, protestuesit janë vendosur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, pranë godinës së Kryeministrisë. Situata para Kryeministrisë paraqitet e...
18:59 | 21/11/2026

Bashkia e Tiranës reagon pas deklaratave të Ramës: Nuk jemi institucion në varësi të kryeministrit

Bashkia e Tiranës ka reaguar me një deklaratë zyrtare pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e Asamblesë së Partisë Socialiste të Tiranës. Në...
16:19 | 21/11/2026