E shtunë, 21 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Veliaj shkarkon drejtorin e IMT-së dhe drejtoreshën e Çerdheve dhe Kopshteve (EMRAT)

Me urdhër të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, është shkarkuar nga detyra kryeinspektori i IMT-së, Rigers Sheqeri.

Po ashtu, me urdhër të kryebashkiakut Veliaj, është shkarkuar nga detyra edhe Zhaneta Beqiri, e cila mban postin e drejtoreshës së Çerdheve dhe Kopshteve në Tiranë.

Bëhet me dije se Zhaneta Beqiri ka një raport të KLSH-së, i cili i rekomandon kryetarit të Bashkisë shqyrtimin e marrjes së një mase ndaj saj. Në bazë të këtij rekomandimi, kryetari ka marrë vendimin për shkarkimin e saj.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.