Arsenali nuk përfiton nga frenimi i Manchester City, Newcastle e ndal në barazimin 2-2
Këtë të shtunë janë zhvilluar 2 ndeshjet e radhës së javës së 12 të Kategorisë Superiore dhe në klasifikim ka pasur sërish lëvizje.
Teuta arriti të marrë një fitore ndaj Lacit duke ndërprerë serinë e rezultateve negative të saj në kampionat. Por ajo që ka rëndësi për skuadrën e Edlir Tetovës është se me ketë triumf ndaj kurbinasve dhe pas humbjes së rrogozhinasve në Korçë, skuadra durrsake i afrohet Egnatias duke e reduktuar në 4 pikë diferencën me të, ndërkohë që përforcon akoma më shumë vendin e dytë të saj.
Vllaznia nga ana e saj arriti të marrë një fitore në Tiranë ndaj Partizanit dhe për momentin e sheh veten në një zonë të sigurt të klasifikimit. Skuadra shkodrane ka shkuar në kuotën e 15 pikëve dhe e sheh veten në vendin e 6, në pritje të Tiranës që do të luajë këtë të dielë me Vorën. Përsa i përket Partizanit, Të Kuqtë vazhdojnë të përjetojnë një sezon dramatik teksa vazhdojnë të jenë në vendin e fundit me 10 pikë pas 12 javëve kampionat, 1 më pak se Laçi i vendit të nëntë.

Top Channel