Nora Malaj zbulon këshillën që i ka dhënë kryeministrit Edi Rama
Ish-zëvendësministrja e Arsimit, Nora Malaj, e ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, ku po komentonte situatën politike në vend, tregoi edhe këshillën që i ka dhënë kryeministrit Edi Rama.
Malaj tha se i ka kërkuar kryeministrit të tregojë më shumë empati dhe ta shohë realitetin përmes syve të qytetarëve
“Zoti Rama ka marrë dy misione. E para, që PS-në ta lërë në pushtet dhe të vazhdojë si kryetar. E dyta, të çojë vendin në Bashkimin Evropian. Dhe e treta është që nuk jemi në paqe, jemi në situata të trazuara. Njerëzit nuk janë lodhur, por u është marrë jeta peng. Dhe në momentin kur njeriut i merret jeta peng, zotit Rama i kam dhënë një këshillë: duhet të jesh shumë empatik dhe duhet të veshësh këpucët jo më të kryetarit të bashkisë, të kryeministrit apo të kryetarit të PS-së, por të atij njeriu, që ai, nëpërmjet pasqyrës, duhet të kuptojë se ku shkon dhimbja e njeriut. Mendoj që ai po bën një lloj reflektimi të fortë, por nuk i ka partnerët që ta mbështesin në këtë garë”, tha Malaj.
Veliaj shkarkon kryeinspektorin e IMT-së dhe drejtoreshën e Kopshteve dhe Çerdheve
Alibali komenton reagimin e Bashkisë ndaj deklaratave të Ramës: Beteja do të mbërrijë edhe në Këshillin Bashkiak
Trump: Nuk do të lejoj që Irani të ketë armë bërthamore, pavarësisht kush drejton SHBA-në
- 21:45 Veliaj shkarkon kryeinspektorin e IMT-së dhe drejtoreshën e Kopshteve dhe Çerdheve
- 21:26 Alibali komenton reagimin e Bashkisë ndaj deklaratave të Ramës: Beteja do të mbërrijë edhe në Këshillin Bashkiak
- 20:02 Trump: Nuk do të lejoj që Irani të ketë armë bërthamore, pavarësisht kush drejton SHBA-në
- 19:12 Rutte nga Varshava: NATO do të mbrojë çdo pëllëmbë të territorit polak
- 18:59 Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë pas marshimit në disa rrugë të Tiranës
- 18:39 Xhudisti kosovar Milot Gashi mposht serbin, fiton medaljen e bronztë në Selanik