Një meshë e veçantë, gjatë së cilës kardinali shqiptar Ernest Simoni recitoi lutjen historike të ekzorcizmit kundër Satanait, është shoqëruar me momente të pazakonta që janë transmetuar drejtpërdrejt në televizionin katolik italian ‘Padre Pio TV’.
Ngjarja u regjistrua më 17 nëntor 2026, në Shenjtëroren e Shën Pios nga Pietrelcina, në San Giovanni Rotondo të Italisë. Gjatë ceremonisë, kardinali Simoni recitoi në gjuhën latine ‘Exorcismus in Satanam et Angelos Apostaticos’, lutjen kundër Satanait dhe engjëjve rebelë, të botuar me urdhër të Papa Leonit XIII.
Por vëmendjen e shikuesve e tërhoqën britmat e forta dhe tingujt e pazakontë që dëgjoheshin në sfond, ndërsa kardinali shqiptar vijonte recitimin e lutjes. Zakonisht britma te tilla, sipas atyre qe praktikojne ekzorcizmin, vijne nga trupat e pushtuar nga e keqja.
Fillimisht, u ngritën dyshime se zërat mund të ishin krijuar përmes inteligjencës artificiale, por më pas edhe Radio Maria, përmes faqes së saj zyrtare në internet, konfirmoi autenticitetin e videos.
Pamjet kanë tërhequr vëmendje të madhe në rrjetet sociale, duke rikthyer në fokus figurën e kardinalit Ernest Simoni dhe ceremoninë e zhvilluar në shenjtëroren italiane.
© SYRI.net