'Pse po i merrni...' Policia hyn në lokale dhe shoqëron me forcë të rinjtë! Ndërhyjnë qytetarët

22:11, 21/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Tensionet kanë vijuar gjatë protestës kundër qeverisë në kryeqytet, ku efektivët e policisë kanë nisur shoqërimin e disa prej pjesëmarrësve, duke përdorur edhe forcën fizike.

Ndërhyrjet janë kryer edhe në ambientet e lokaleve pranë zonës së Kullave Binjake, ku policia ka hyrë për të shoqëruar disa qytetarë.

Gjatë shoqërimeve janë dëgjuar thirrje kundërshtuese si “Lëreni çunin” dhe “Maskarenj”, në shenjë proteste ndaj mënyrës së ndërhyrjes.

Videoja po bën xhiron e rrjeteve sociale. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco