“Lirinë e kam paguar me vetmi”/ Grida Duma rrëfim ndryshe në “Goca dhe Gra”: Më mungon empatia e të tjerëve, s’ma kupton asnjëherë askush që vuaj
Pas disa muajsh larg ekranit, Bora Zemani zbuloi në “Goca dhe Gra” programin që do të moderojë.
E pranishme në festën e 25-vjetorit të Top Channel, moderatorja foli për emocionet e rikthimit, pritshmëritë për sezonin e ri në programin “Shqiptarët për Shqiptarët”.
“Me zor po pres, se më ka munguar shumë ekrani. Kohë e gjatë kjo për mua”, deklaroi moderatorja.
Bora foli gjithashtu për emocionet e veçanta që përjetoi në 25-vjetorin e Top Channel, duke e cilësuar këtë përvjetor si një moment të rëndësishëm në historinë e televizionit.
Orinda Huta: Bora, do jesh, s’do jesh, ka gjashtë muaj që flitet vetëm për këtë punë. Një tjetër sezon i suksesshëm pritet të fillojë. Si ndihesh sot në 25-vjetorin e Top Channel në këtë festë të madhe?
Bora Zemani: Unë ndihem shumë mirë, si në çdo përvjetor të Top Channel, po patjetër ky është një përvjetor shumë i veçantë. 25 vite janë histori, unë jam shumë e lumtur që jam një pikë e vogël e kësaj historie. Kujtoj veten time 10 vjeç, kam qenë unë kur Top-i filloi transmetimin. Mendoj që atëherë besoja fort që do isha pjesë e Top-it.
Orinda Huta: Një tjetër sezon pritet të fillojë me “Shqiptarët për Shqiptarët”.
Bora Zemani: Me zor po pres, se më ka munguar shumë ekrani. Kohë e gjatë kjo për mua.
Orinda Huta: Më e vështirë të mbash një dashuri apo të mbash një audiencë?
Bora Zemani: Të dyja kanë ato të vetat. Unë jam në të dyja. Suksesi nuk është i vështirë për t’u arritur, vështirësia më e madhe është për t’u mbajtur. Gjithmonë e kam besuar këtë, prandaj i qëndroj gjithmonë me këmbë në tokë, avash-avash. Shkallët gjithmonë një nga një. Mendoj që gjërat më të bukura nuk kanë ardhur akoma. Jemi krenarë për të shkuarën, por më të bukurat do të vijnë në 125 vitet e ardhshme.
Top Channel