Klasifikimi i Superiores/ Vllaznia ngjit shkallët e renditjes, vijon drama e Partizanit, Teuta një hap më pranë Egnatias
Napoli mori një fitore me vlera në sfidën e javës së 12 të Serie A. Në Maradona Stadium, skuadra e Massimiliano Allegrit mposhti Torinon me rezultatin 1-0 ku njeriu i ndeshjes u bë Scott McTominay
Pjesa e parë u mbyll me barazimin 0-0 edhe pse rastet për shënim nuk munguan. Torino e qarkulloi më shumë topin, ndërsa Napoli tentoi vertikalizimet sidomos me McTominay. Në çastet e fundit Mandragora për torinezët nuk kishte fatin me vete teksa pa që gjuajtja e tij të ndalej nga tramversa.
Fillimi i pjesës së dytë ishte i mirë për Torinon që fillimisht pati një mundësi me Vlasic, të cilit i mungoi saktësia dhe më pas me Mandragoran me goditje dënimi, por Milinkovic Savic largoi rrezikun. Napoli nga ana e tij u përgjigj me Lang, gjuajta e të cilit u ndal nga portieri Perri.
Rezultati u zhbllokua në minutën e 73 dhe ishte Napoli ai që e gjeti rrugën e rrjetës me McTominay duke marrë avantazhin 1-0. Skuadra e Massimiliano Allegrit arriti të ruajë këtë avantazh në minutat e mbetura të sfidës për të marrë këtë fitore që e ngjit në kuotën e 19 pikëve.
Top Channel