Katër inspektorë të AKU-së shkarkohen pas shkeljeve në importin e 27 tonëve mish derri nga Brazili

Katër inspektorë të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU) u liruan nga detyra për shkak të parregullsive të evidentuara gjatë kontrollit të një ngarkese prej 27 tonësh mish derri të ardhur nga Brazili, e importuar nga kompania KING-MIT.

Vendimi u mor nga Komisioni Disiplinor i Inspektoratit të Përgjithshëm, pasi u shqyrtuan dokumentet, u vlerësuan përgjegjësitë individuale dhe u zhvilluan seancat dëgjimore. Masa e shkarkimit u zbatua për inspektorin L.B., i cili punonte në Pikën e Kalimit Kufitar të AKU-së në Durrës, si dhe për tre inspektorët E.T., K.K. dhe M.G., të cilët ishin pjesë e Drejtorisë Rajonale të AKU-së në Fier.

Të lidhura

None found

Sipas Inspektoratit të Përgjithshëm, inspektori në Durrës nuk kishte kryer verifikimin e plotë të dokumentacionit të ngarkesës, të stabilimentit të autorizuar për eksport dhe të vërtetësisë së certifikatës, duke e lejuar kalimin e saj në kundërshtim me kërkesat ligjore.

Ndërkohë, tre inspektorët në Fier nuk arritën të identifikonin të gjitha shkeljet e konstatuara dhe kishin vendosur një masë administrative që nuk ishte në përpjesëtim me natyrën dhe peshën e tyre. Përveç masave disiplinore ndaj katër punonjësve, Inspektori i Përgjithshëm urdhëroi gjithashtu verifikimin e ligjshmërisë së procedurave administrative të ndjekura nga Drejtoria e Përgjithshme e AKU-së për importimin dhe inspektimin e kësaj ngarkese.

Ky verifikim ka për qëllim të shqyrtojë dokumentacionin, veprimet e kryera dhe përgjegjësitë e strukturave të përfshira në proces. Inspektorati i Përgjithshëm paralajmëroi se nuk do të tolerojë neglizhencën apo shkeljen e procedurave nga inspektorët e AKU-së, duke theksuar se siguria ushqimore mbetet një nga prioritetet kryesore.


grandpashabet girişBursa Escortgrandpashabet girişjojobetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet güncel girişdeneme bonusucasinofast güncel girişstarzbetonline notarymarsbahishttps://centromedicoflorence.com/cookies-service/betkommarsbahisultrabetgrandpashabetTürk İfşajojobet girişjojobetcasibombahis siteleribahis siteleriGrandpashabet girişjojobetsahabetjojobetjojobet girişjojobet