Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sporte të tjera

Skitarja e Shqipërisë me sukses historik

Lara Colturi

Foto: Associated Press

Skitarja italiane që përfaqëson Shqipërinë, Lara Colturi, ka shënuar sukses historik. 

20-vjeçarja e talentuar e ka fituar medaljen e artë në Kupën e Botës në skijim alpin, në garën e sllallomit. Është triumfi i parë i Shqipërisë. 

Gara e tretë e sezonit të shtunën u mbajt në Gurgl të Austrisë. 

Colturi pas dy lëshimeve e pati kohën 1 minutë, 45 sekonda e 47 të qindtat. 

Me 27 të qindtat e sekondës në pozitën e dytë, garën e mbylli Sara Hector e Suedisë. 

Edhe Tjetër vend i dytë për skitaren e Shqipërisë në Kupë të Botës Sporte të tjera Tjetër vend i dytë për skitaren e Shqipërisë në Kupë të Botës

Vendin e tretë në podium me 30 të qindtat e sekondës më e ngadaltë se skitarja e Shqipërisë, përfundoi skitarja tjetër e Suedisë, Anna Sëenn Larsson. 

Colturi në dy garat e para të sezonit e zuri vendin e dytë, në sllallomi të madh në Solden të Austrisë dhe në sllallom, në Levi të Finlandës. 

Colturi tani i prin e vetme listës së renditjes së përgjithshme të skitareve. 

Në pozitën e parë i ka 260 pikë. E dyta është Emma Aicher e Gjermanisë me 192 pikë, ndërsa Sara Hector e Suedisë i ka 150 pikë në vendin e tretë.

“Nuk mundem me të vërtetë të marr frymë tani. Faleminderit të gjithëve, familjes time, vëllait, stafit tim. Kemi punuar shumë për të arritur këtu. Dhe jemi në drejtimin e duhur”, ka deklaruar Lara Colturi pas garës për “FIS”.

Gara e radhës për skitaret do të jetë në Killington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Skitaret do të garojnë në sllallom të madh.

Edhe Colturi shihet si favorite për “globin e kristaltë” Sporte të tjera Colturi shihet si favorite për “globin e kristaltë”

Colturi është vajza e kampiones Olimpike të vitit 2002 për Italinë në “Super-G”, Daniela Ceccarelli.

Në garën e sllallomit, ekipi i Austrisë e ka pësuar rezultatin më të dobët në vendin e vet, në Gurgl.

Asnjë skitare austriake nuk arriti në 30 më të mirat në renditje. Kjo u ka ndodhur austriakeve për herën e parë në 29 vjet.

Ishte rezultati më i dobët i skitareve austriake që prej 23 nëntorit të vitit 1997 në “Park City”.
 

VIDEO:

Edhe Colturi e kënaqur me rezultatin e dy garave të para Sport Colturi e kënaqur me rezultatin e dy garave të para