Protesta e mbrëmshme, e organizuar nga të njëjtët individë, ka degraduar në një fjalor banal dhe vulgar, duke e kthyer atë në një shfaqje të shëmtuar. Mes personave që kanë shpërthyer në sharje ndaj policisë, është edhe një vajzë e re, e cila ka përdorur një gjuhë tejet të rëndë dhe banale ndaj efektivëve, duke ia kaluar edhe meshkujve të pranishëm në protestë.
Protestuesja, e cila fyeu efektivët e policisë me fjalor banal është Dajana Kaja, 26 vjeçe. Ajo ka pasur edhe në protesta të mëparashme përplasje verbale me efektivët e policisë, ku shfaqet duke i filmuar, ndërsa në rrjetet sociale prezantohet si “Human & Activist”, ku ndan pamje e reagime nga protesta dhe zhvillimet në Shqipëri.


Ashtu si protesta e Flamingove, edhe protesta post Flamingo duke se po shfrytëzohet jo vetëm nga influenceret, por edhe nga personazhe ‘Tik-tok-u’ më pak të njohura, për shtimin e ndjekësve dhe për vëmendje, përmes fjalorit vulgar dhe provokimeve. Në protesta është shfaqur edhe një vajzë e quajtur Ardita Beqiri Curri, e cila fyente me fjalor vulgar efektivet e policisë, herë kërcente para tyre, herë falej në bulevard dhe veprime të tjera që reflektonin ndoshta një gjendje të rënduar mendore.

(Ardita Beqiri Curi)
Ardita Beqiri Curri ka deklaruar në 21 nëntor 2026 se ajo është shoqëruar sërish në ambientet e psikiatrisë, në godinën e vjetër të QSUT-së në Tiranë, ndërsa ankohet për kushtet. Protestuesja ka pohuar se kjo është hera e dytë që shoqërohet me polici në Spitalin Psikiatrik. Herën e parë e kanë mbajtur 26 ditë dhe ngre shqetësime për kushtet e akomodimit.
