Kelly Osbourne ka kaluar një ditë të veçantë me djalin e saj katërvjeçar, Sidney, duke ndjekur nga afër përballjen mes Anglisë dhe Zelandës së Re në Kampionatin e Kombeve 2026.

42-vjeçarja u shfaq elegante me një kostum gri dhe pallto të përshtatur, ndërsa djali i saj ishte veshur me fanellën e përfaqësueses së Anglisë.


Kelly nuk i rezistoi një fotografie me të voglin, duke ndarë momente nga kjo dalje pranë fushës së stadiumit Allianz, shkruan DailyMail.

Anglia triumfoi me rezultatin 37-12, në një ndeshje ku të pranishëm ishin edhe emra të njohur si James Norton dhe Emilia Clarke.

Kjo nuk është hera e parë që Kelly e merr të birin në aktivitete sportive. Në fillim të muajit, ajo e kishte çuar Sidney-n në një ndeshje të Aston Villa Women, skuadrës së zemrës së babait të saj të ndjerë, Ozzy Osbourne.

Madje, vogëlushi kishte marrë pjesë si maskota e skuadrës, i veshur me një fanellë të personalizuar ku shkruhej emri i tij.

Ozzy, i cili ndërroi jetë në korrik 2025, ishte një tifoz i zjarrtë i Aston Villa dhe kishte ruajtur një lidhje të veçantë me klubin gjatë gjithë jetës.

Pas ndarjes nga ish-partneri Sid Wilson në mars, Kelly është zhvendosur nga Los Angeles në Buckinghamshire të Britanisë së Madhe, së bashku me djalin e saj, për të qenë më pranë familjes dhe për të nisur një jetë më të qetë. /Telegrafi/