Zjarr në një fabrikë ëmbëlsirash në Indonezi, 3 viktima dhe 36 të zhdukur (VIDEO)

22 Nëntor 2026 | 08:37

Të paktën tre persona kanë vdekur në një zjarr në një fabrikë ëmbëlsirash në perëndim të kryeqytetit indonezian Xhakarta, tha të dielën një zyrtar i kërkim-shpëtimit, ndërsa e ka ulur numrin e personave të zhdukur në 36.

Zjarri shpërtheu të shtunën pasdite, në njësinë e kompanisë së ëmbëlsirave PT Fonua Agung Mulia, rreth 50 kilometra larg Xhakartës, sipas shërbimit të kërkim-shpëtimit.

Sipas zyrtarit, Rizki Dwiyanto, katër persona të tjerë u plagosën dhe u dërguan në qendrat shëndetësore.

Shërbimi raportoi më parë nëpërmjet Instagram-it se ka nisur një hetim për shkaqet e zjarrit, e cili është duke vazhduar.

Dwianto vuri në dukje se zjarri është ende aktiv në disa zona të uzinës industriale, gjë që po e ndërlikon operacionin e shpëtimit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

11 persona të vdekur nga operacioni i forcave speciale për kapjen e bosit të drogës në Meksikë

Katër ushtarë dhe shtatë kriminelë u vranë në Meksikë gjatë një operacioni të forcave speciale të premten, i cili rezultoi në arrestimin e bosit të...
08:33 | 22/11/2026

Sulmohet nga dronët anija ruse e mallrave në Gjirin e Finlandës, evakuohet ekuipazhi 

Një anije mallrash ruse është goditur nga dronë në Gjirin e Finlandës, thanë autoritetet finlandeze dhe ruse. Forcat Mbrojtëse Finlandeze zbuluan sulmin në ujërat ndërkombëtare...
08:07 | 22/11/2026

Trump për sulmin kibernetik ndaj FBI-së: Nuk më pëlqen, por ndoshta do të mësojmë gjëra që nuk i dinim

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha të shtunën se sulmi kibernetik i dyshuar ndaj Byrosë Federale të Hetimit, FBI, mund të ketë një ndikim pozitiv....
08:04 | 22/11/2026