Flamengo ka siguruar titullin kampion në Brazil.
Skuadra nga Rio de Janeiro e mbylli me barazim 1-1 ndeshjen në fushën e Palmeiras, në kuadër të javës së 36-të të kampionatit, rezultat ky që i mjaftoi për të konfirmuar triumfin.
Të lidhura
None found
Vendasit kaluan të parët në avantazh me anë të Jhon Arias në minutën e 11-të, por Flamengo u përgjigj në fraksionin e dytë të lojës dhe barazoi shifrat me Samuel Linon në minutën e 75-të, duke marrë pikën që i siguronte matematikisht titullin.
Me këtë pikë, Flamengo shkoi në kuotën e 80 pikëve, gjashtë më shumë se Palmeiras, dhe e fitoi kampionatin dy javë para mbylljes së sezonit.
Në këtë mënyrë, Flamengo ruajti titullin e fituar një sezon më parë dhe u shpall kampion për të dytën herë radhazi.
Ky është titulli i nëntë zyrtar i klubit në kampionatin brazilian, ndërsa bëhet skuadra me më shumë trofe në epokën e sistemit me pikë (që nga viti 2003), me pesë tituj.







