Të paktën tre persona kanë vdekur në një zjarr në një fabrikë ëmbëlsirash në perëndim të kryeqytetit indonezian Xhakarta, tha të dielën një zyrtar i kërkim-shpëtimit, ndërsa e ka ulur numrin e personave të zhdukur në 36.
Zjarri shpërtheu të shtunën pasdite, në njësinë e kompanisë së ëmbëlsirave PT Fonua Agung Mulia, rreth 50 kilometra larg Xhakartës, sipas shërbimit të kërkim-shpëtimit.
Sipas zyrtarit, Rizki Dwiyanto, katër persona të tjerë u plagosën dhe u dërguan në qendrat shëndetësore.
Shërbimi raportoi më parë nëpërmjet Instagram-it se ka nisur një hetim për shkaqet e zjarrit, e cili është duke vazhduar.
Dwianto vuri në dukje se zjarri është ende aktiv në disa zona të uzinës industriale, gjë që po e ndërlikon operacionin e shpëtimit.












