Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama dhe Mickoski inspektime në kufi
Mëngjesin e kësaj të diele, kryeministri Edi Rama ndodhet në pikën kufitare me Maqedoninë e Veriut, së bashku me kryeministrin, Hristijan Mickoski, pasi ditën e nesërme do të nisë “One Stop Shop”, me një ndalesë.
“One Stop Shop” ka si qëllim kryerjen e kontrolleve vetëm në një postobllok policie dhe vetëm me një ndalesë, ndryshe nga sa ka qenë më parë.
Gjatë fjalës së tij, kryeministri Edi Rama e cilësoi sistemin e ri kufitar si një hap konkret dhe lehtësim të madh për miliona qytetarë, duke e përmbledhur kalimin nga kontrollet e dyfishta te besimi i ndërsjellë, ndërsa nuk la pa përmendur edhe bashkëpunimin strategjik për Korridorin 8.
“Unë kam përherë probleme me përkthimin kur vij në Maqedoni. Hedhim një hap konkret me këtë transformim për miliona njerëz që kalojnë këtë kufi. Ne kemi një shprehje në shqip: beso dhe kontrollo. Deri tani, në këtë doganë ishim kontrollo, kontrollo, tani jemi beso, kontrollo.
Hapi tjetër: beso, beso, që të mos kemi më asnjë kontroll këtu, në rrugëtimin e përbashkët në BE. Dua ta përgëzoj kryeministrin maqedonas që jemi në një proces bashkëpunimi ku kemi shumë gjëra që duhet t’i bëjmë së bashku. Padiskutim, njëra ndër to është të çojmë përpara Korridorin 8.
Në mbyllje, dua t’u bashkohem kryeministrit Mickoski për të falënderuar ata që punuan për këtë ditë dhe për të realizuar më në fund këtë transformim që, siç thashë, do t’u vlejë shumë njerëzve, miliona njerëzve që kalojnë në këtë doganë. Do të vazhdojmë me pikat e tjera për të njëjtin sistem.
Kam edhe një ankesë për Hristianin. Përkthyesen më të mirë e mbajti për vete”, tha Rama.
Peleshi urim për Ditën e Alfabetit: Gjuha shqipe, pjesë e identitetit dhe pasurisë sonë kombëtare
Rama për Ditën e Alfabetit: Nën hijeshinë e këtyre gërmave jeton kujtesa dhe frymon e ardhmja e kombit
Veliaj shkarkon kryeinspektorin e IMT-së dhe drejtoreshën e Kopshteve dhe Çerdheve
- 10:07 Pas triumfit të Boca Juniors, Leandro Paredes humb ndjenjat gjatë intervistës (VIDEO)
- 09:48 Nga rekrutimi i vajzave te përpjekjet për t’u afruar me Putinin dhe rrethin e tij, zbulohet rrjeti i Epstein në Rusi
- 09:15 Peleshi urim për Ditën e Alfabetit: Gjuha shqipe, pjesë e identitetit dhe pasurisë sonë kombëtare
- 09:12 Sulm me raketa dhe dronë në disa rajone të Ukrainës, 2 të vdekur dhe 60 të plagosur
- 09:03 Negociatat për formimin e qeverisë së re në Izrael, Eisenkot fton partinë e Netanyahut në një raund të ri bisedimesh
- 08:47 Irani sulmon bazat amerikane në Bahrein, shpërthime edhe në Ngushticën e Hormuzit