Gadi Eisenkot ka ftuar në negociata partinë Likud të kryeministrit në detyrë Benjamin Netanyahu për formimin e qeverisë së re të Izraelit. Nisma synon krijimin e një koalicioni sa më të gjerë, pas zgjedhjeve parlamentare të fundit të tetorit, të cilat nuk i dhanë shumicën absolute asnjërit prej kampeve politike. Bisedimet pritet të nisin sot, ndërsa Eisenkot ka afat deri muajin e ardhshëm për të siguruar një shumicë parlamentare dhe për të formuar qeverinë e re. Në një deklaratë, partia Yashar bëri të ditur se ftesa drejtuar Likudit për negociata përfaqëson një “angazhim të sinqertë për formimin e qeverisë më të gjerë të mundshme, por deri tani nuk ka pasur angazhim konkret nga pala tjetër”.