Roma po e ndjek me seriozitet Ernest Muçin. Lajmet e ditëve të fundit flasin për një kalim të mundshëm të mesfushorit shqiptar në nivelet më të larta të futbollit italian, ku klubi i kryeqytetit e ka futur emrin e lojtarit nga Pogradeci në listën e objektivave.
Sipas mediumit turk “Taka Gazete”, hapi nga interesimi te bisedimet zyrtare nuk do të jetë aspak i thjeshtë. Pengesë kryesore është kontrata e lojtarit 25-vjeçar, e cila skadon në vitin 2029 dhe i siguron Trabzonsporit pozitën dominuese për të vendosur kushtet e veta.
Të lidhura
None found
Klubi nga Trabzoni kërkon të paktën 20 milionë euro për të liruar Muçin, shifër kjo dukshëm më e lartë se vlera prej 11 milionë eurosh që i jep “Transfermarkt”. Ndërkohë, në Itali e konsiderojnë shqiptarin si një shtesë ideale për repartin e avancuar të Romës, sidomos tani që ekipi po kalon një moment të shkëlqyer dhe bashkëpunimi me Malen do t’i zgjidhte punë trajnerit Gianpiero Gasperinit.
Mohamed Salah, një ish-figurë e këtij klubi, mund të bëhej faktor lehtësues në tratativa. Egjiptiani gëzon respektin e kryeqytetasve, ndërsa me Muçin ka pasur një harmoni të mirë te Trabzonspor. Ndërhyrja e tij do të kishte ndikim në mbylljen e këtij operacioni historik për një lojtar të Kombëtares shqiptare.







