Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, e cilësoi një nder të veçantë praninë e homologut shqiptar, Edi Rama, në aktivitetin e zhvilluar në pikën kufitare të Qafë Thanës, në kuadër të promovimit të sistemit të integruar të kontrollit kufitar “One Stop Shop”. Në fjalën e tij, Mickoski vlerësoi bashkëpunimin mes dy vendeve për lehtësimin e lëvizjes së qytetarëve, ndërsa shprehu dëshirën për ta zgjeruar këtë model edhe në pika të tjera kufitare. Ai përmendi gjithashtu mundësitë e bashkëpunimit në zonën e Ohrit dhe Strugës, përmes liqenit të Ohrit.