Veliaj nuk paraqitet në spitalin Memorial të Fierit për të kryer ndërhyrjen kirurgjikale, kryebashkiaku nga paraburgimi: Refuzoj, i jam drejtuar GJKKO-së
22/11/2026 11:11
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka refuzuar që të shkojë në spitalin Memorial të Fierit për të kryer ndërhyrjen kirurgjikale në këmbë.
Ditën e nesërme ishte planifikuar ndërhyrja kirurgjikale, ndërsa Veliaj duhej të paraqitej sot në spital për konsultat dhe analizat.
“Unë jam drejtuar GJKKO-së për të vendosur mbi ndërhyrjen time. Refuzoi të shkoj në spitalin Memorial Fier”, ka deklaruar Veliaj nga paraburgimi i Fierit.
Top Channel