Shiroka-Pula në Ditën e Alfabetit: Gjuha shqipe, dëshmi e qëndresës sonë shekullore

Me rastin e Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe, Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka përcjellë një mesazh urimi ku vë në pah rëndësinë historike të Kongresit të Manastirit dhe mbrojtjen e gjuhës si një nga shtyllat kryesore të identitetit kombëtar.

Në urimin e saj, ajo solli në kujtesë 50 delegatët e ardhur nga 26 qytete, shoqata dhe klube shqiptare, të cilët u mblodhën në Kongresin e Manastirit në vitin 1908 për të përcaktuar alfabetin e përbashkët të shqipes.

Të lidhura

None found

Presidentja theksoi se alfabeti përfaqëson një dëshmi të qëndresës dhe përpjekjeve të vazhdueshme ndër breza për të ruajtur identitetin kombëtar.

“Alfabeti i gjuhës shqipe është dëshmi e qëndresës sonë dhe e përpjekjes për ruajtjen e identitetit kombëtar”, shkroi ajo.

Ajo kujtoi gjithashtu se përpjekja për liri ishte e lidhur ngushtë me të drejtën për të përdorur gjuhën shqipe.

“Lufta jonë për liri u bë edhe për gjuhën shqipe, për të drejtën për ta folur dhe shkruar atë lirshëm”, thuhet në mesazhin e saj.

Në mbyllje, Shiroka-Pula vuri theksin te detyra për ta mbrojtur dhe për t’ua transmetuar këtë trashëgimi brezave të ardhshëm.

“Përgjegjësia jonë është ta ruajmë, ta pasurojmë dhe t’ua përcjellim brezave këtë trashëgimi me dinjitet dhe përkushtim”, përfundoi ajo.


Shtuar më 22.11.2026 11:18

grandpashabet girişBursa Escortgrandpashabet girişcasibomgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet güncel girişdeneme bonusucasinofast güncel girişstarzbetonline notarymarsbahishttps://centromedicoflorence.com/cookies-service/betkommarsbahisultrabetgrandpashabetTürk İfşajojobet girişjojobetcasibombahis siteleribahis siteleriGrandpashabet girişjojobetsahabetjojobetjokerbet